4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Izraeli kundërshton ashpër raportin e HRW

Më të lexuarat

Zyrtarët izraelitë kundërshtojnë ashpër akuzat e Organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW) për aparteid ndaj palestinezëve.

Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Michael Biton e quajti raportin si “të rremë”.

“Qëllimi i këtij raporti nuk lidhet në asnjë mënyrë me të drejtat e njeriut, por me një përpjekje të vazhdueshme të HRW për të minuar të drejtën e shtetit të Izraelit për të ekzistuar si shtet komb i popullit hebre”, tha Biton.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se raporti i HRW për Izraelin “nuk ka lidhje me faktet ose realitetin në terren”.

Human Right Watch akuzoi Izraelin për zbatimin e politikave të aparteidit dhe persekutimit kundër palestinezëve – dhe kundër pakicës së vet arabe – që përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e mirëpriti raportin.

Human Rights Watch me bazë në Nju Jork, tha se nuk kishte për qëllim krahasimin e Izraelit me Afrikën e Jugut të epokës së aparteidit. Organizata tha se raporti më tepër vlerëson “nëse aktet dhe politikat specifike” përbëjnë aparteidin, siç përcaktohet në ligjin ndërkombëtar.

“Mbi këtë bazë, raporti arrin në përfundimin se zyrtarët izraelitë kanë kryer krime kundër njerëzimit të aparteidit dhe persekutimit, siç përcaktohet në Konventën e Aparteidit 1973 dhe Statutin e Romës 1998”, thuhet në raport.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se projekti i HRW për Izraelin është “udhëhequr nga një mbështetës i njohur i BDS-së”, duke iu referuar lëvizjes pro-palestineze ”Bojkot dhe Sanksione” (BDS), e cila kërkon nga vendet të izolojnë Izraelin për shkak të trajtimit ndaj palestinezëve.

Izraeli e sheh BDS-në si një kërcënim strategjik dhe e ka akuzuar atë për antisemitizëm, dhe një ligj i miratuar në 2017 lejon Izraelin të ndalojë të hyrjen e të huajve që kanë lidhje me BDS.

Autori i raportit, njëherësh drejtor i HRW për Izraelin dhe palestinezët, Omar Shakir, u përjashtua nga Izraeli më 2019 në lidhje me akuzat se ai është mbështetës i BDS-së.

Shakir mohon që puna e tij për HRW dhe deklaratat pro-palestineze që bëri para se të emërohej në këtë pozitë më 2016 përbëjnë mbështetje aktive për BDS-në. /ts

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit