-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ushtria shqiptare, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë serbe në Serbi

Më të lexuarat

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të zbarkojnë në Beograd nga 4 deri më 15 maj 2015. Ndryshe nga viti i kaluar, kur Shqipëria refuzoi ftesën e Beogradit për stërvitje të përbashkët në Dobrosin me ushtrinë serbe, sivjet ajo ka ndryshuar mendjen. Kjo stërvitje e përbashkët e vendeve të rajonit do të udhëhiqet nga komanda e NATO-s dhe e SHBA-së, shkruan sot Koha Ditore.
 
Lajmin për pjesëmarrjen në stërvitjen e përbashkët e ka konfirmuar edhe Ministria shqiptare e Mbrojtjes, duke bërë të ditur se do të marrë pjesë në këtë stërvitje të unifikuar në selinë e Komandës Qendrore të Ushtrisë serbe, në Beograd, ku do të këmbehen përvoja, njohuri dhe do të thellohet në mënyrë të mëtejshme bashkëpunimi në sektorin e mbrojtjes.
 
Ndër vendet që do të marrin pjesë, përveç Shqipërisë, do të jetë edhe Suedia, Bosnjë- Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Finlanda, Moldavia dhe Kroacia.
 
Megjithatë pala shqiptare është në pritje të aktmarrëveshjes së hartuar nga amerikanët lidhur me këtë veprimtari, përpara se ta konfirmojë përfundimisht pjesëmarrjen.
 
Në qershor të vitit kaluar, Shqipëria refuzoi ftesën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjeneral Lubisha Dikoviq për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake të ushtrisë serbe “Jug” në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në Dobrosin të Bujanocit.
 
Edhe në stërvitjen e vitit të kaluar kanë marrë pjesë pos forcave amerikane edhe 75 ushtarakë serbë dhe ushtarakë nga vende të tjera kryesisht nga Ballkani, si Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.
 
Arsyet për mospjesëmarrje të Ushtrisë shqiptare në manovrat e përbashkëta me Ushtrinë serbe në Bujanoc vitin e kaluar, Ministria e Mbrojtës e Shqipërisë ka shpjeguar: “Ky aktivitetet ushtarak nuk ka qenë i planifikuar dhe i përfshirë në agjendën e matricës dhe aktiviteteve kryesore të Forcave të Armatosura Shqiptare për vitin 2014”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit