Një grua e re është vlerësuar si një “legjendë” pasi që ka mbrojtur një grua myslimane që ishte duke u ngacmuar në një tren në Sydney.
Stacey Eden tha se kishte nxjerrë telefonin e saj pasi që kishte dashur për të “dëshmuar 10 minuta të mirë”.
Ajo kishte mbrojtur një grua myslimane e cila udhëtonte drejt aeroportit, të mërkurën.
Videoja e zonjës Eden-së fillon me sulmin që i bën një grua tjetër asaj të veshur me hixhab: “Pse e vishni atë për një njeri që martohet me një vajzë gjashtë vjeçare?”
Dhe gruaja myslimane, e cila gjendet e ulur pranë një burri me mjekër dhe me një fëmijë në karrocë, nuk përgjigjet.
Pas kësaj shihet zonja Eden duke reaguar: “Ajo e vesh atë për vete, OK? E vesh sepse dëshiron të jetë modeste me trupin e saj, jo shkaku i njerëzve si ju që nuk e respektoni”.
Dhe kështu vazhdojnë argumentet “Pro dhe kundër”….