12 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Irak, rritet në 82 numri i të vdekurve nga zjarri në spitalin e Bagdadit

Më të lexuarat

Numri i të vdekurve nga zjarri në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në kryeqytetin irakian Bagdad u rrit në 82, njoftoi Ministria e Brendshme irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një deklaratë e ministrisë tha që 110 pacientë gjithashtu janë lënduar në zjarrin që ndodhi në spitalin Ibn al-Khatib në Bagdad të shtunën vonë.

Sipas mediave lokale, zjarri u shkaktua nga shpërthimi i rezervuarëve të oksigjenit në spital, ku po trajtoheshin pacientë me koronavirus.

Ndërkohë, kryeministri Mustafa al-Kadhimi urdhëroi një hetim të menjëhershëm mbi incidentin.

Sipas një deklarate, al-Kadhimi po ashtu ka urdhëruar të thirren “menaxheri i spitalit, menaxheri i sigurisë dhe përgjegjësit për mirëmbajtjen e pajisjeve spitalore”.

Nga ana tjetër, Komisioni i Lartë i Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Irak, një organ zyrtar i lidhur me parlamentin e vendit, i bëri thirrje kryeministrit të shkarkojë ministrin e Shëndetësisë Hassan al-Tamimi dhe zëvendësit e tij për shkak të incidentit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit