Për të shtunën opozita ka thirrur një protestë, nën moton për ta liruar shtetin nga kapja. Në ballë të saj, për herë të parë do të vihet Visar Ymeri, si kryetar i lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Koha Ditore” ka realizuar një intervistë të gjatë me Ymerin, në pjesën e parë të së cilës ka folur për organizimin dhe motivin e protestës. Ai ka konsideruar që LDK-ja, partner i PDK-së në pushtet, është bërë hisedare në kapje të shtetit dhe ka thënë se opozita ka për qëllim që, edhe nëpërmjet presionit në rrugë, të mundësojë që institucionet publike të kthehen kah interesat e qytetarëve dhe të Republikës.
Ai ka shtruar nevojën që kësaj t’i jepet start me dorëheqjen e kryetarit të Kushtetueses, Enver Hasani, ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me shkarkimin e menaxhmentit të RTK-së dhe të Bordit të ZRRE-së.kohaislame