Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth shkeljeve që ka evidentuar Ministria Drejtësisë lidhur me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Sallahu ka thënë se ky aktivitet kriminal është tejet i dëmshëm dhe se bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë të kundërligjshme.
“Bëhet fjalë për një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku bëhet fjalë për 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror. Kontrata që është lidhur ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit Selim Selimi në njërën anë dhe kompanisë të regjistruar pas afatit përmban huqje ligjore ku baza që janë mbështetur nuk i jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror”, ka thënë Sallahu.