Qytetarët e Maqedonisë nga sot do të mund të vaksinohen edhe në Bullgarinë fqinje. Këtë mundësi e paralajmëroi agjencia bullgare BGNES. Klinika bullgare “Komak Medikal” nga sot fillon me vaksinim edhe të qytetarëve nga Maqedonia me vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna”. Ata thonë se askush nuk do të kthehet mbrapa, informon Zhurnal.
Nga përfaqësuesit e klinikës bullgare për inspektim të barnave në Shkup, për DW konfirmojnë se vaksinimi do të fillojë nga sot në ora 14:00. Vaksinimi do të bëhet në Qendrën Klinike, në oborin e spitalit të Aleksandrit.
Nuk ka informacion të saktë se sa vaksina do të jenë në dispozicion të qytetarëve të Maqedonisë, por sipas informatave, bëhet fjalë për një sasi të kufizuar të vaksinave “Pfizer” dhe “Moderna”. Por, ata që do të shprehin dëshirë, do të mund të vaksinohen edhe me “AstraZeneca”.
Qytetarët që duan të vaksinohen në Sofje, duhet së pari të paraqiten në pikën e vaksinimit në Sofje, e aty do të futen në listën e imunizimit, për çka do të njoftohen për terminet për vaksinim.//Zhurnal.mk