0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ukraina paralajmëron Rusin

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, deklaroi se do të përgjigjen ndaj arrestimit të konsullit ukrainas të Shën Petersburgut, Alexandar Sosonyuk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë Zyrtare Ukrainase të Lajmeve Ukrainform, zëdhënësi Nikolenko në një deklaratë e ka quajtur si “provokim nga Rusia” ndalimin e konsullit në Shën Petersburg.

Duke deklaruar se konsulli Sosonyuk është në misionin diplomatik ukrainas, Nikolenko tha: “Kushtet e arrestimit po shqyrtohen. Ukraina së shpejti do të vendosë se si t’i përgjigjet këtij provokimi, duke marrë parasysh praktikën aktuale”.

Ndryshe, konsulli ukrainas në Shën Petersburg, Alexandar Sosonyuk, u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) mbi pretendimet se “ka marrë informacione të klasifikuara”.

Arrestimi i diplomatit ukrainas erdhi në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis Rusisë dhe Ukrainës për shkak të vendosjes së forcave të shumta ushtarake ruse përgjatë kufirit me rajonin lindor të Ukrainës, i cili është nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Rusia. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit