-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Drejtoria e Vakëfeve nga Turqia dhuroi 4000 pako ushqimore për aksionin “Sofra e Ramazanit 2021”

Më të lexuarat

Prishtinë, 14 prill 2021

Drejtoria e Vakëfeve e Republikës së Turqisë edhe sivjet ka dërguar pako ushqimore për familjet skamnore. Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, thekson se Bashkësia Islame e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë e Vakëfeve nga Turqia ka siguruar një donacion prej 4000 pakosh ushqimore të cilat do të shpërndahen gjatë Ramazanit. “Falënderojmë Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë që vazhdimisht po na mbështet në Ramazan me pako ushqimore. Gjithashtu për këtë aksion, ne kemi pasur një numër të madh të bamirësve, bizneseve vendore të cilat iu kanë bashkëngjitur karvanit “Sofra e Ramazanit 2021” qoftë nga vendi, por edhe nga mërgata e largët” – tha kryeimami Sahiti.

Aksioni “Sofra e Ramazanit” është bërë tashmë traditë dhe të gjithë aktivistët e shoqatës “Bereqeti” janë në aksion për të ofruar ndihmë familjet skamnore. “Kjo është një mbështetje e madhe nga të gjitha bizneset e vendit, njerëzit e vullnetit të mirë të cilët e mbështetin aksionin “Sofra e Ramazanit 2021 ” që tashmë është bërë tradicional tek ne për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë. Këtu dua t’i falënderoj edhe diasporën tonë që vazhdimisht na përkrah në aksionet tona” -tha drejtori i Bereqetit Behxhet ef. Ajvazi.

Edhe viteve të kaluara, Drejtoria e Vakëfeve të Republikës së Turqisë ka sjellë ndihma me pako ushqimore që iu janë ndarë nevojtarëve nga Shoqata Humanitare “Bereqeti”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit