Në Bullgari jane zbutur masat e vendosura me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, që deri më sot kanë pasur mesim online, kthehen në bankat shkollore.
Restorantet, që kanë shërbyer vetëm në ambient të hapur, tani do të punojnë edhe në ambient mbyllur me kapacitet prej 50 për qind.
Ngjarjet kulturore si festivalet, koncertet, kinematë dhe teatrot do të mbahen me kapacitet prej 30 për qind.
Kazinotë dhe klubet e natës, që janë mbyllur që nga fillimi i pandemisë, do të fillojnë me punë me kapacitet prej 50 për qind.
Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë regjistruar gjithsej 462 raste të reja me COVID-19. Si pasojë e infektimit me virus kanë vdekur 67 persona.