Pse duhet të presim fatkeqësinë të na kthejë tek Ai? Apo sprovën të na godasë, e më pas ta kujtojmë emrin e Tij? Pse presim katastrofat natyrore të na kthejnë në xhami?
A nuk e meriton Allahu t’i përulemi dhe t’i lutemi edhe atëherë kur nuk kemi asnjë nevojë, fatkeqësi apo katastrofë?
Apo gjithçka që na ka dhënë: jetën, shëndetin, sigurinë, besimin dhe lumturinë janë të pamjaftueshme për t’i drejtuar kokat tona drejt Tij? A nuk e di përgjigjen e cila është; duhet t’i harrojmë të gjitha imagjinatat tona dhe të mos mbetet gjë tjetër në mendjet tona pos Allahut!
Ndreqe busullën e zemrës tënde dhe drejtoje tek Ai, pastaj vazhdo në rrugëtimin tënd drejt Tij, qoftë edhe duke u zvarritur në gjunjë, e në fund gjithsesi që do të arrish; “Kahdo që të ktheheni do ta gjeni fytyrën e Allahut (në atë drejtim)”. [El-Bekare, 115]
Nëse mbështetesh tek ndonjë njeri në mëngjes, ndoshta në mbrëmje ta mbyll derën. Nëse të ndihmon në ballafaqim me njërin, do të të braktis në ballafaqim me tjetrin. Nëse të jep sot, nuk të jep edhe nesër. Ndërsa Allahu nuk është i Tillë; “Ai është i Gjallë dhe nuk ka zot pos Tij andaj luteni vetëm Atë, ( Gafir, 65).
Jep ditën dhe natën, të ndihmon kundër të gjithë atyre që dëmtojnë, nuk e mbyll derën e Tij, dora e Tij është bujar vazhdimisht, natë e ditë, më Bujari nga të gjithë bujarët, për të Cilin të gjitha krijesat kanë nevojë për Të. Sa herë që tenton t’i plotësosh nevojat tua përmes të tjerëve, do të mbetesh i zhgënjyer dhe nuk se si të ndodh ndryshe!
Nëse kërkon nga dikush tjetër pos Tij, me shumë gjasë nuk të jep por me shumë vonesë, apo të jep në mënyrë të mangët: apo duke të nënvlerësuar, apo ndoshta nuk të nënvlerëson, mirëpo ndahesh nga ai me zemër të thyer…
Nga libri: “Ai është Allahu, rrugëtim drejt qiellit të shtatë”
Autor: Ali ibn Xhabir el Fejfi