Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi se Turqia është vendi më i vaksinuar midis vendeve që nuk kanë prodhuar ende vaksinën e saj dhe se 16 milionë e 668 mijë e 844 doza vaksine janë bërë deri më tani.
Ministri Koca në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter tha:
“Turqia është renditur në vendin e 6-të midis vendeve me më shumë vaksina të bëra. Vendet që kanë bërë më shumë vaksina se ne janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kina, India, Mbretëria e Bashkuar dhe Brazili. Turqia është vendi më i vaksinuar midis vendeve që nuk kanë prodhuar ende vaksinat vendore. Numri i përgjithshëm i vaksinave të bëra deri më tani është 16 milionë e 668 mijë e 844.”
/trt/