-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Obama pritet të nxjerrë Kubën nga “shtetet sponsorizuese të terrorizmit”

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Barack Obama ka bërë të ditur gjatë së enjtes se Departamenti amerikan i Shtetit ka përfunduar procesin e rishikimit të vendimit për të hequr Kubën nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, por ende nuk ka marrë ndonjë rekomandim nga këshilltarët e tij. 
 
Duke folur nga Xhamajka, ku është ndalur për një vizitë të shkurtër, Obama tha se do të shpallë vendimin për Kubën këtë të enjte. Megjithatë, përpara sesa ta bëjë diçka të tillë, ai pret të marrë ndonjë rekomandim nga këshilltarët e tij në Shtëpinë e Bardhë.
 
Nëse Kuba do të hiqet nga lista e sipërpërmendur, kjo do të fshinte një pengesë madhore të përpjekjeve të fundit për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike mes Uashingtonit dhe Havanës, duke i hapur kështu rrugën rihapjes së ambasadave respektive që janë mbyllur prej 50 vitesh. Ky do të ishte edhe një sinjal i dhënies fund të izolimit amerikan nga kombi ishullor komunist.
 
“Rishikimi është kryer dhe ka përfunduar në DASH. Tashmë pritet të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë. Ekipi i përbashkët i agjencive tona do të konsiderojë të gjithë çështjen dhe më pas do ta prezantojnë atë tek unë me një rekomandim përkatës. Por, deri më tani nuk ka ndodhur diçka e tillë”, tha Obama. “Nuk do të bëj ndonjë shpallje formale sot në lidhje me faktin se çfarë rekomandimesh do të jenë ato”, tha ai.
 
Obama urdhëroi rishikimin në fjalë, pasi njoftoi hapat e parë për rikthimin e diplomacisë me Havanën më 17 Dhjetor, si dhe u angazhua se do të vepronte me shpejtësi sapo të merrte rekomandimin.
 
Obama nuk dha asnjë shenjë se çfarë do të bëjë me këtë çështje, por në deklaratat e mëparshme ka sugjeruar se me shumë gjasë ai do të miratojë heqjen e Kubës nga lista e vendeve sponsorizuese të terrorizmit. Kuba është futur në këtë listë, së bashku me Iranin, Sudanin dhe Sirinë, në vitin 1982, kur nisi të mbështeste kryengritjet marksiste në Kolumbi dhe vende të tjera.
 
Pas vizitës në Xhamajkë, Obama do të udhëtojë në Panama për një samit të udhëheqësve të Amerikës Latine, përfshi edhe presidentin kubanez, Raul Castro. Ky takim do të jetë i pari, që kur Obama njoftoi përpjekjet për të rinisur marrëdhëniet diplomatike me Kubën./TopChannel
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit