-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Prodhuesit e duhanit do të paguajnë koston e pastrimit të bishtalecave të cigareve në Britani

Më të lexuarat

Qeveria Britanike po e konsideron mundësinë e faturimit të kompanive të mëdha të duhanit koston e pastrimit të mbeturinave nga bishtat e cigareve, e cila arrin shifrën prej 55 milion dollarëve në vit.

“Ne po hetojmë se si t’u imponojmë përgjegjësi të plotë kompanive të duhanit për sasitë e mëdha të mbetjeve të gjeneruara nga produktet e tyre”, tha të martën zëvendësministrja e Mjedisit, Rebecca Pow.

Ministrat po konsiderojnë ndryshimin e rregulloreve që do të detyronin industrinë e duhanit të mbulojnë të gjitha kostot e hedhjes së mbetjeve të cigareve, raporton reuters.

Departamenti i Mjedisit tregon për një studim që tregoi se mbetjet nga produktet e duhanit dominojnë mbetjet totale në Angli, duke zënë 68 për qind të mbetjeve totale të të gjitha kategorive të produkteve.

Një rezultat i tillë u regjistrua në rreth 80 për qind të qyteteve në të cilat u krye sondazhi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit