1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja rrëfimi i luftëtarit Arif Malokut, për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar

Më të lexuarat

Arif Maloku, bashkëluftëtari i Agim Ramadanit dhe Sali Çekut, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Bota sot” tregon pothuajse gjithë historinë e luftës së UÇK-së në zonën ku ai ishte pjesëmarrës në luftë.
 
Luftëtari i UÇK-së, rrëfimin e tij e nis duke treguar për vitet e 90-ta, kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia dhe ushtrimi i dhunës brutale, gjithashtu persekutimet që i kryente Serbia ndaj popullit shqiptar, thotë se nuk i mbeti rrugë tjetër pos çlirimit të vendit me luftë.
 
“Me fillimin e formimit të UÇK-së, edhe pse isha në moshë të re vendosa që ti bashkangjitëm grupeve të armatosura të UÇK-së, ku në fshatin Gjocaj me bashkëfshataret e mi filluam që të mobilizohemi dhe të armatosemi me qëllim që ta mbrojmë vendin tonë, me një rezistencë të armatosur”, thotë ai.
 
Maloku shprehet se i tërë ky organizim ka filluar gjatë muajit prill 98, pas rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jasharit në Prekaz.
 
“Ne ishim të organizuar për mbrojtjen e fshatit Gjocaj, ku më pas me futjen e Brigadave të para të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë muajit qershor 98 në Jasiq ka arrit Brigada 131, një pjesë e tyre janë pozicionua në Jasiq me të kuptuar se në mesin e tyre gjinden dhe epror ushtarak të profesionit. Ne kemi marr vendim që ti bashkangjitemi dhe ti njohim për Komandant Rrustem Berishën dhe Agim Ramadanin me shokë”, shprehet luftëtari.
 
Takimi i parë i zhvilluar i tyre me Agimi Ramadanin dhe me Rrustem Berishën ishte në fshatin Jasiq. Sipas tij, ai ishte një takim sa vëllazëror aq edhe i hapur ku janë prezantuar me emër dhe mbiemër të gjithë luftëtarët, si dhe nga vinë dhe kanë prezantuar qëllimin e tyre të përbashkët.
 
“Me prezentimin e planit operativ për zhvillimin e një lufte të mirëfilltë për ti dalë ndihmë popullit tonë dhe çlirimin e atdheut është vërejtur një dakordim dhe një gatishmëri në mesin tonë, ku Agimi ishte i gatshim kushdo të jetë udhëheqës-komandant vetëm se të shkojnë punët si duhet, mirëpo duke pas parasysh se Agimi dhe Rrustemi ishin njerëz të profesionit ushtarak ne u dakorduam që të sistemohemi nën komandën e Rrustem Berishës”, tregon ai.
 
Ai thotë se, ditët e para Agimi me shokët kanë udhëzuar për hapat që duhet ndërmarr për mbrojtjen e fshatrave Gjocaj dhe Jasiq si dhe kanë kërkuar nga ta që ta formojmë njësitin “KOBRA” me qëllim të vëzhgimit të terrenit tu përfshi dhe brezin kufitar. Sipas tij, vëzhgimet kishin për qëllim grumbullimin e informacioneve të përditshme të lëvizjes së ushtrisë serbe si dhe organizimin, sigurimin e korridorit për hyrjen e njësive apo grupeve të UÇK-së nga territori shqiptar në brendi të Kosovës dhe anasjelltas.
 
“Njësiti “KOBRAT”, kemi marr pjesë në shumë aksione sulmuese ndaj forcave serbe gjatë muajit qershor- korrik 98 nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, ku kemi vrarë dhjetëra ushtarë serb dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur, kurse nga ana jonë kanë rënë 3 dëshmor dhe dy të tjerë mbetën të plagosur së bashku me mua. Edhe pse isha i plagosur nga granata e dorës serbe në krahun e majtë dhe pjesën e qafës, posa kam marr ndihmën e parë kam vazhduar luftimet me shokë”, shprehet ai.
 
Ai thotë se, vlen të ceki se para luftimeve në Zharrë tek ta në Gjocaj ka arritur këta edhe njësiti i Bedri Shalës si përforcim.
 
“Ata kanë mbetur një skuadër ku vet ka shkuar në Junik pasi që kishte shenja se serbet po përgatiteshin ta sulmojnë Junikun dhe fshatrat ku gjendeshim ne, çka edhe ndodhi ashtu. U sulmua fshati Junik dhe luftimet zgjaten më shumë se një javë, ku dhe njësiti jonë ka marrë pjesë në ato luftime të fuqishme. Për fat të mirë që me një organizim, disiplinë, komandim të mirëfilltë kemi arritur që ti përballojmë luftimet dhe popullatën civile ta evakuojmë nga fshati, gjatë këtyre luftimeve kemi kuptuar se ka rënë dëshmor dhe “ABEJA” Bekim Berisha. Po ashtu vlen të ceket se në spitalin ushtarak në Gacaferr deri sa isha për trajtimin e plagës kanë sjell të plagosur edhe Bedri Shalën për trajtim”, rrëfen Maloku.
 
Ai thotë se, ushtria barbare serbe, për shkak të humbjes së ushtarëve dhe të plagosurve gjatë luftimeve në Junik, pritej që të hakmerrej ndaj popullatës civile shqiptare, ku në mesin e popullatës ka pasur shumë të plagosur dhe nga komanda e tyre është kërkuar që të i dalin në ndihmë të plagosurve, tu përfshi dhe popullatën e rrezikuar me qëllim të sigurimit të një korridori për të dalë në territorin shqiptar, ku me ditë dhe net të tëra i kanë dal në ndihmë dhe strehuar në shtetin amë, në Shqipëri.
 
“Për ne ishte me rëndësi që lufta të vazhdoj deri në çlirimin e çdo pëllëmbe të Kosovës më sa më pak gjak të derdhur, e në fakt armikut t’i shkaktojmë humbje sa më të mëdha, si në ushtar po ashtu edhe në teknologji”.
 
“Me të dalë në territorin e Shqipërisë prapë me lejen e Agim Ramadanit kam vazhdua me një trajtim mjekësor, ku pas kërkesës së Agim Ramadanit jam paraqit në njësitin “COBRAT” gjatë kohës së realizimit të vëzhgimeve. Vlen të ceku se jam ftuar nga vet Agimi në telefon që të paraqitem në Repartin ushtarak në Babin ku dhe jam paraqit menjëherë, deri sa isha në mesin e disa komandantëve dhe ushtarëve që shprehnin dëshirën të sistemohem në njësit e tyre unë prisja të arrije Agimi dhe të marr detyrën nga ai, me të arritur Agimi me drejtohet “Ti që ke hy si ujku mesin e deleve e din ku e ki vendin, dua me të pa sa më shpejt lart””, tregon luftëtari.
 
Ai thotë se po atë natë, me një grup ushtaresh këmbë janë nisur për në QS Papaj, ku kanë arritur rreth orës 23:00.
 
“Në Papaj kam kalua një natë, të nesërmen në mëngjes më ka ftuar Agimi në zyre dhe nga unë ka dashtë opinionin tim rreth terrenit dhe një prezantim në hartë topografike pasi që isha shumë i njoftuar me terrenin ku pritej të thyhej kufiri. Ditën e kemi kaluar së bashku, kurse në mbrëmje kanë arritur Albert Kuqi dhe Demush Gacaferri për të më marrë dhe jemi nisë menjëherë për në Padesh. Aty kam kuptuar se komandant i “COBRAVE” është Naser Vllasi, ku kam qen i mirëpritur, pasi që Agimi paraprakisht e kishte njoftuar Naserin për mua”, thotë ai.
 
Ai thotë se, menjëherë të nesërmen i kanë marr detyrat për vëzhgimin e terrenit, ku njëkohësisht vet fakti me vëzhgimet që i bënin përpilohej dhe kompletohej plani operativ për thyerjen e kufirit, ku vëzhgimet kanë vazhduar në mënyrë sistematike pa ndërprerë, pa u hetuar nga armiku, po ashtu duke e ruajt sekretin për punën që bënin.
 
“Ne “COBRAT”, gjithherë ishim një hapë përpara. Vet fakti se ne me komandantin e ri Naserin na u kish besuar realizimi i vëzhgimeve. Me 8 prill më kujtohet se nga komandanti Agim Ramadani është kërkua që të shkoj Komandant Naseri në bazën komanduese në Padesh, ku me tu kthyer nga Agimi ne Bazën e “COBRAVE” po ashtu në Padesh gjegjësisht në shtëpinë e Sadikut, Komandant Naseri ka kërkua prej neve që të përgatitemi për një vëzhgim, por kësaj radhe ka kërkua nga ne që të përgatitemi sikurse të hymë në sulëm, ku duhet të pajisemi mirë me armatimin e duhur, municion të mjaftueshëm, granata dore po ashtu edhe me ushqim së paku për 24 orë”, rrëfehet luftëtari.
 
Ai thotë se menjëherë kanë fillua me përgatitjen, dhe po atë natë, si çdo natë tjetër që bënin roje për sigurinë tonë ai ishte sipas orarit 2 orë roje, mirëpo Naseri ka insistuar që të bëjnë pushimin e natës, mirëpo tek ta ishte një parandjenjë që nuk kishin gjumë, por prisnin kur do të vijë urdhri për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar…kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit