Xhamia e Madhe do të pastrohet dhe sterilizohet deri në 10 herë në ditë
Masat paraprake të rrepta Covid-19 janë vendosur për muajin e Ramazanit në Xhaminë e Madhe (Mesxhidul Haram) në Mekë të Arabisë Saudite.
Shejh Dr Abdul Rahman Al-Sudais, kreu i Presidencës së Përgjithshme të Punëve të Xhamisë së Madhe dhe Xhamisë së Profetit (a.s) theksoi se distancimi fizik dhe mbajtja e maskave do të jenë të detyrueshme për vizitorët, me kamera termike që monitorojnë zonën.
Ai gjithashtu nxiti ata që vizitojnë të vaksinohen. Një fushatë vaksinimi tashmë është mbajtur për të gjithë punëtorët në Xhaminë e Madhe.
Sipas planit, zona Mataf (zona përreth Qabes) do të përdoret vetëm për Tavaf, me tre rrathët më të afërta me Qaben të rezervuara për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Xhamia e Madhe gjithashtu do të pastrohet dhe sterilizohet deri në 10 herë në ditë. Rreth 5,000 punëtorë do të kryejnë sterilizimin dhe dezinfektimin gjatë gjithë kohës, përfshirë sterilizimin e qilimave pas çdo namazi me xhematë.
Ndërsa ftohësit e ujit Zemzem nuk do të jenë në dispozicion, deri në 200,000 shishe ujë Zemzem do të sigurohen çdo ditë.
Vaktet e iftarit do të sigurohen për ata që dëshirojnë të prishin agjërimin në Xhaminë e Madhe ose në Xhaminë e Profetit (a.s). Sidoqoftë, vizitorët do të lejohen të sjellin vetëm ujë dhe hurme për konsum personal.
Asnjë ndarje ose shpërndarje e ushqimit dhe ujit nuk do të lejohet.
Deri në 13 milion adhurues kanë vizituar xhamitë që nga Tetori, kur Saudia rifilloi Umret pas një pezullimi shtatë-mujor. Të gjithë vizitorëve u është kërkuar të regjistrohen përmes një aplikacioni për të siguruar hyrjen.
Arabia Saudite raportoi 531 raste të reja me Covid-19 dhe shtatë vdekje të dielën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 388,325 dhe numrin e vdekjeve në 6,650. /Mesazhi.com