Në projektin që premtonte krijimin e mundësive për punësim të personave me aftësi të kufizuara dhe i cili ka kushtuar 279 mijë euro, nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara.
Edhe pse projekti i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), është dashur të përfshijë persona të të gjitha kategorive me nevoja të veçanta, në të janë përfshirë vetëm kategoria e personave të verbër dhe ata me aftësi fizike të kufizuara, konkretisht Shoqata e të Verbërve dhe me të Parë të Dobësuar, si dhe “Handikosi”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përfaqësues të shoqatave që janë bërë pjesë e projektit pesëmujor kanë thënë se roli i tyre në këtë projekt ka qenë vetëm përzgjedhja e personave që janë trajnuar dhe se ata nuk kanë përfituar asgjë. Ndërkohë që kritika të ashpra në adresë të MPMS-së, kanë dhënë përfaqësues të organizatave që kanë dalë kundër projektit.kohaislame