3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Lëreni duhanin, duke përdorur sodë bikarboni

Më të lexuarat

Tymosja e duhanit është një veti e keqe dhe e pashëndetshme, që rrezikon rëndë shëndetin e njerëzve.

Duhani përmban numër të madh të elementeve kancerogjene, që dëmtojnë jo vetëm duhanpirësin, por edhe duhanpirësit pasivë që zakonisht janë fëmijët, transmeton Telegrafi.

Gjëja më e mirë që mund të bëjë duhanpirësi, është të mos e ndezë më. Në këtë mënyrë, më nuk e rrezikon shëndetin e tij, apo të fëmijëve.

Receta në vazhdim, mund t’ju ndihmojë ta ndaloni atë në këtë mënyrë:

Vëni një lugë sodë bikarboni në një gotë me ujë. Përziejeni, derisa pluhuri i bardhë të zhduket në ujë.

Sa herë që keni nevojë të tymosni, shpërlajeni gojën me përzierjen që keni përgatitur.

Ju mund të mbani këtë përzierje me vete, në një shishe të vogël. Në këtë mënyrë, kudo që shkoni do ta shuani nevojën për tymosje.

Për të bërë edhe më radikale lënien e duhanit, vëni në shishe një cigare. Ju do të humbni shumë shpejtë dëshirën për të tymosur. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit