5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çfarë mund t’ju mësojë një martesë e mirë në krijimin e një kompanie të suksesshme

Më të lexuarat

Nuk ka një formulë për krijimin e kompanive të suksesshme. Megjithatë, ka disa gjëra që mund të bëni për të rritur mundësitë për sukses.

Në mënyrë interesante, një martesë e mirë mund t’ju mësojë shumë rreth sipërmarrjes, për mirë apo për keq. Më poshtë janë disa leksione që mund të mësoni nga një martesë në krijimin e një kompanie të suksesshme.

 

Jini të hapur ndaj kritikave

Askujt nuk i pëlqejnë kritikat, por për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm ju duhet të pranoni mendime kritike kur ju bëhen. Në fakt, kritikat konstruktive mund të jenë një katalizator i vërtetë për suksesin e kompanisë suaj dhe natyrisht, të martesës suaj.

Kur një sipërmarrës me përvojë ju këshillon dhe ju thotë se po përballeni me tregun në mënyrë të gabuar apo se produktet tuaja nuk kanë kërkesë të mjaftueshme, gjëja e fundit që duhet të bëni është ta injoroni këtë këshillë.
Në fakt, si sipërmarrës, gjëja më e keqe është të qenët i rrethuar nga ‘yes-men’ (njerëz që thonë gjithnjë po), të cilët do t’ju mbështesin në çdo gjë që thoni dhe nuk do të konfrontohen kurrë me ju, për t’ju thënë se po i bëni gjërat gabim. Jo vetëm që nuk duhet të keni frikë nga kritikat, por ju duhet t’i kërkoni ato, për sa kohë janë konstruktive.

Jini i ndershëm me veten dhe ata që ju rrethojnë.

Kjo është e rëndësishme. Transparenca është baza për një marrëdhënie të mirë dhe një skuadër të mirë dinamike. Disa nga kompanitë më të suksesshme e kanë përqafuar transparencën dhe ka një arsye se pse kompanitë e sektorit publik duhet të shfaqin të gjitha shifrat dhe ekonominë e tyre.
Një martesë me të fshehta nuk mund të zgjasë vetëm nëse këto sekrete tregohen dhe përballeni me to. E njëjta gjë vlen për një kompani dhe për mënyrën se si drejtuesit e përfshijnë ekipin në sfidat e saj, duke mos fshehur asgjë.

Veprat flasin më shumë se fjalët

Kur bëhet fjalë për krijimin e kompanive të qëndrueshme, gjithë hiperbolat e botës dhe metrikat e kota që mund të nxirrni nga çanta, nuk do ta ndryshojnë situatën. Kompanitë më të mira harxhojnë më pak kohë duke folur dhe më shumë kohë, duke vepruar. Në një martesë, veprimet duhet të jenë në lartësinë e duhur dhe duhet të ngrihen mbi fjalët – dhe kjo vlen edhe për krijimin e një kompanie të suksesshme.

Përforcimi pozitiv është thelbësor

Ndërkohë që kritikat janë të rëndësishme, përforcimi pozitiv është thelbësor për suksesin e një martese dhe kompanie. Është e lehtë të ankohesh gjithmonë dhe të pranosh aspektet negative të një martese ose një ekipi, por kur gjërat shkojnë mirë, është tepër e rëndësishme ta njohësh edhe këtë. Përndryshe, bashkëshorti ose ekipi juaj ndihet sikur janë gjithmonë nën sulm dhe se ju jeni gjithmonë negativ. Gjetja e ekuilibrit midis kritikës konstruktive dhe përforcimit pozitiv është ajo çfarë e bën një lider të suksesshëm.

Mësoni të ngriheni, pasi rrëzoheni

Mund ta them me siguri se kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka pasur një martesë pa sfida dhe kjo është e vërtetë edhe për kompanitë. Do të ketë përherë vështirësi, ndonjëherë edhe ekstreme, por mënyra për t’i kapërcyer është të përqafoni dështimin, të mësoni leksionin, të hiqni pluhurin e të ngriheni për t’u bërë një lider më i fortë dhe një bashkëshort më i mirë.

Mënyra më e mirë për ta parë dështimin është si një dhuratë, që ju dhurua për të mësuar mësimin dhe për t’u përmirësuar. Nëse qëndroni poshtë, si martesa, edhe kompanitë, dështojnë.

Puna nuk mbaron kurrë, por shpërblimi është i madh

Kjo tingëllon pak si klishe, por puna nuk përfundon kurrë në një martesë të mirë, dhe e njëjta gjë është e vërtetë edhe në krijimin e një kompanie. Në jetë, kur gjërat janë të vështira, e dini se do t’ia merrni përpjetë. Kur gjërat janë shumë të thjeshta, përpiquni të mos jenë, pasi po shkoni tatëpjetë. Mbi të gjitha, mos qëndroni kurrë në një vend, pasi do të rrëzoheni. Punët nuk mbarojnë kurrë. Nuk ka rrugë të shkurtra dhe puna duhet bërë plotësisht dhe në mënyrë profesionale, për të rritur mundësitë tuaja për sukses në një periudhë të gjatë.

*Hillel Fuld, tech marketer and startup adviser
Burimi: INC 

/monitor/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit