8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kurti nga Prekazi kujton bombardimet e NATO-s

Më të lexuarat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti me kabinetin qeveritar sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ndërsa tha se vijnë në këtë vend për ta kuptuar prej nga vijmë dhe për ta ditur më mirë kah duhet të shkohet.

Kurti homazhe do të bëjë edhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan, pastaj te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.

Ai tha se tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe dhe drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë ende, ashtu siç nuk është vënë për shumë dëshmorë e martirë anekënd vendit.

“Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe sot në ditën e parë të punës erdhëm herët në Prekaz në këtë vend të flijimit e të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtar, e cila më 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme të historisë së njerëzimit kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia e Millosheviqit”, tha Kurti.

“Ne i kujtojmë me dhembje e mall Shaban, Hamzë e Adem Jashari dhe të gjithë, 59 anëtarët e kësaj familjeje, gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ashtu sikur për shumë dëshmorë e martirë të tjerë anekënd Kosovës.

Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë dhe ne kthehemi e rikthehemi në Prekaz për ta kuptuar prej nga vijmë dhe për ta ditur më mirë kah duhet të shkojmë”, tha Kurti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit