Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshinë Ankaranë, kryeqytetin e Turqisë, erdhi deri te goditja e rrufesë mbi një pemë afër Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë (TBMM), raporton Anadolu Agency (AA).
Goditja e rrufesë pranë ndërtesës së parlamentit shkaktoi panik ndërsa një copë druri, e cila u godit nga rrufeja, u shkëput dhe ra mbi një automjet që po përpiqej të hynte në parking. Askush nuk është lënduar në aksident, por janë regjistruar dëme materiale.
Shërbimi zjarrfikës dhe policia morën masa të sigurisë rreth ndërtesës së parlamentit, ndërsa qytetarët të cilët tentuan të shkrepin fotografi u paralajmëruan për mundësinë e përsëritjes së goditjes së rrufesë. Në rrjedhë janë angazhimet për heqjen e pemës së thyer.
Paniku mund të vërehej në konferencën për media të përfaqësuesit të Partisë Republikane të Popullit, Çetin Arik, që u zhvillua në hyrje të parlamentit në momentin e goditjes së rrufesë.