3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Koalicioni opozitar sirian kërkon mbrojtjen e kampit të refugjatëve Yarmouk

Më të lexuarat

Një koalicion i opozitës siriane iu ka bërë thirrje të gjithë luftëtarët për të mbrojtur kampin Yarmouk në kryeqytetin e Sirisë, në Damask, i cili është nën sulme të vazhdueshme nga militant e organizatës ISIL, raporton Anadolu Agency (AA). 
 
Koalicioni Kombëtar i Forcave Revolucionare Siriane dhe forca të tjera të opozitës në një deklaratë të dielën u kërkuan të gjitha grupeve të opozitës, përfshirë edhe Ushtrinë e Sirisë së Lirë, që të ngrihen mbi dallimet e tyre për të mbrojtur civilët në kampin më të madh të refugjatëve për palestinezët në Siri.
 
Dhuna u përshkallëzua në kampin palestinez të refugjatëve Yarmouk të mërkurën e kësaj jave, kur militant e ISIL e sulmuan atë.  “Civilët në kamp po përballen me sulme të dhunshme në të njëjtën kohë nga organizata terroriste ISIL dhe regjimi i Bashar al-Asadit “, tha kreu i koalicionit opozitar, Khalid Khoja.
 
“ISIL nuk është duke synuar për të marrë kontrollin e kampit, por është duke luftuar atje kundër grupimit militant Aknaf Beit al-Maqdis”, tha për Anadolu Agency, Mustafa Abu Ubaidah, një aktivist lokal. Gjithashtu pretendohet se disa militantë të këtij grupimi janë duke marrë mbështetje nga forcat e regjimit për të luftuar kundër ISIL.
 
“Prej tre vjetësh, tani nuk ka ndihma të mjaftueshme humanitare për  banorët e kampit Yarmouk, dhe kjo ka sjellë rrezikun e urisë dhe të vdekjeve, për shkak të bllokadës së regjimit të Asadit” shtoi aktivisti lokal, Abu Ubaidah.
 
Të shtunën, fraksioni palestinez Hamas bëri thirrje gjithashtu për ndalimin e sulmeve në kamp, ndërsa Agjencia e Ndihmave për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), në një deklaratë të publikuar të dielën u kërkoi gjithashtu të gjitha palëve të ndërpresin luftimet dhe sulmet në këtë kamp.
 
Që nga 1 prilli, kjo zonë rezidenciale e Damaskut, ku janë 18.000 njerëz tashmë është e bllokuar për më shumë se dy vjet, ku ka patur edhe luftime intensive. Situata është jashtëzakonisht e tmerrshme dhe mund të përkeqësohet edhe më tej. Jetët e civilëve në Yarmouk kurrë nuk kanë qenë të kërcënuar më shume se kaq. Burra, gra dhe fëmijë, janë të dëshpëruar për sigurinë, mungesën e ushqimit dhe ujit, si dhe nga rreziqet e tjera që janë prezente akoma” –thuhet në  deklaratën e UNRWA-s.
 
Para konfliktit sirian, palestinezët që jetojnë në Siri janë vlerësuar te jenë rreth 581,000, ku një pjesë prej tyre jetojnë në kampin Yarmouk. Megjithatë, pretendohet se mijëra palestinezëve në Siri kanë ikur në Libanin fqinj dhe Jordani, ndërsa qindra të tjerë arritën të ikin në Rripin e Gazës, pas nisjes së konflikt midis forcave të Asadit dhe grupeve të armatosura opozitare.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit