-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqia neutralizon 8 terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Më të lexuarat

Të paktën tetë terroristë të YPG/PKK-së u neutralizuan në Sirinë veriore pasi ata hapën zjarr ndaj njësive të komandos turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, ministria tha se terroristët e YPG/PKK-së hapën zjarr ndaj komandove turke të pozicionuara në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”. Komandot u kundërpërgjigjën dhe neutralizuan tetë terroristë, shtohet në njoftim.

Që nga viti 2016, Turqia ndërmori tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar kthimin e qetë të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit