-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ushtria australiane akuzohet për 39 vrasje të paligjshme në Afganistan

Më të lexuarat

Forcat ushtarake të Australisë kanë kryer 39 vrasje të paligjshme në Afganistan. Lajmin e dha shefi i Forcave Mbrojtëse të Australisë të enjten, raporton Reuters.

Në vitin 2016, Australia ngriti një grup hetimor për hetimin e punës së forcave speciale nga viti 2005 deri në vitin 2016. Hetimi nisi pasi mediat vendase hodhën pretendimet për vrasjen e fëmijëve dhe burrave në Afganistan.

Zbulimet treguan se raporti gjeti prova se 25 ushtarë australianë të forcave speciale kanë vrarë të burgosur, fermerë dhe civilë.

“Prokurori gjeti se ka informacion të besueshëm për 23 incidente të ndodhura në lidhje me vrasjen e 39 personave nga 25 ushtarë australianë, kryesisht nga Forcat Speciale Ajrore”, u shprehën gazetarët australian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit