4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Turqia shënon 106-vjetorin e Fitores së Çanakkalasë

Më të lexuarat

Në mbarë Turqinë dhe jashtë vendit organizohen aktivitete të ndryshme me rastin e 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 106-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë, ndërsa ceremonia e parë është organizuar në qytetin e Çanakkalasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mbarë Turqinë dhe jashtë vendit organizohen aktivitete të ndryshme me rastin e 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 106-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë, ndërsa ceremonia e parë është organizuar në qytetin e Çanakkalasë. ( Sergen Sezgin – Anadolu Agency )

Gjatë ceremonisë fregata “TCG Burgazada” kreu 17 gjuajtje me top. Ceremonia vazhdoi me intonimin e himnit kombëtar të Turqisë dhe me ngritjen e flamurit turk në sheshin e Republikës në Çanakkala.

Në aktivitet morën pjesë zyrtarë të shumtë të vendit si dhe përfaqësues ushtarak dhe civil.

Ceremoni të ndryshme në nder të kësaj dite organizohen në të gjitha qytete tjera të vendit.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 106-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit