0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çavuşoğlu: Homologu grek, Nikos Dendias, më 14 prill do të vizitojë Turqinë

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, njoftoi se homologu i tij grek, Nikos Dendias, më 14 prill do të vizitojë Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, pas takimit të tij me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Mukhtar Tileuberdi, si dhe mes delegacioneve, organizoi një konferencë të përbashkët në Kompleksin Presidencial.

Në lidhje me mbledhjet konsultative me Greqinë, Çavuşoğlu tha se në raundin e 61-të të mbajtur pas 5 vitesh në Turqi ka kaluar në një atmosferë pozitive.

Ai tha se në takimet e konsultative, me ish-emërtimin e tyre eksploruese, Turqia dhe Greqia kanë pasur mundësi të trajtojnë mosmarrëveshjet në lidhje me temat për Detin Egje dhe të vendosin për një zgjidhje të përbashkët.

Duke tërhequr vëmendjen se nuk do të ishte qasje realiste që me një mbledhje të ketë pritje për zgjidhje, ai tha se mbledhja e ardhshme do të mbahet në Turqi.

“Turqia qoftë në terren e qoftë në tryezë ka treguar në mënyrë të qartë qasjen e saj në çështjen e Mesdheut Lindor. Duam ndarje të drejtë në Mesdheun Lindor”, u shpreh Çavuşoğlu duke njoftuar se Turqia ka propozuar për një Konferencë shumëpalëshe të Mesdheut Lindor, por ende Bashkimi Evropian nuk i është përgjigjur kësaj.

Kryediplomati turk tha se vendi i tij ashtu siç me të gjithë vendet edhe me Greqinë do të vazhdojë bisedimet, ndërsa rikujtoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis para dy vitesh i kanë caktuar kryediplomatët por për shkak të tensioneve nuk janë zhvilluar bisedimet.

“Ministri i Jashtëm i Greqisë, miku im personal që nga viti 2003 në Këshillin Evropian, më 14 prill do të vijë në Turqi”, tha ai, duke shtuar se më pas edhe ai do të zhvillojë një vizitë në Greqi.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit