-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogan në Iran për çështje të rëndësishme

Më të lexuarat

Ditën e martë, më 7 prill Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Iran me ftesë të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Rohani.

Në një deklaratë nga zyra e shtypit e presidentit theksohet se Erdogan, së bashku me një delegacion ku përfshihen edhe disa ministra, do të kryejë një vizitë zyrtare në Iran më 7 prill.
Në njoftimin theksohet se me rastin e kësaj vizite në nivel presidencial, që zhvillohet pas katër vitesh, do të zhvillohet edhe takimi i dytë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Iran.
Theksohet gjithashtu se është parashikuar që Erdogan të takohet në Teheran me liderin fetar të Iranit, Ajatollahun Seyyid Ali Hamaney dhe presidentin e vendit, Hasan Rohani.
Gjatë vizitës do të diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe midis Turqisë dhe Iranit si dhe pritet të ketë shkëmbime të pikëpamjeve për çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit