0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dreka dhe ikindia më zënë në punë dhe nuk mund t’i fali, çfarë më këshilloni?

Më të lexuarat

 

Pyetje:

Selam alejkum!
Jam një motër muslimane, jam në marrëdhënie pune. Punoj prej orës 8:30 – 18:00.
Fali 5 kohët e namazit. Problemi qëndron se sabahun mund ta fali me kohë në shtëpi, por sa i përket drekës dhe ikindisë nuk kam si, vetëm pasi ta mbaroj orarin e punës!

E di që është shumë mirë me fal namazin në kohën e caktuar por kur nuk janë mundësitë si të veproj?

A ka mundësi të më jepni një këshillë rreth namazit?

Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër myslimane, Allahu të forcoftë edhe më tepër dhe të bëftë të qëndrueshme në përfilljen e urdhrave të Allahut dhe largimin nga ndalesat e tij! Allahu ju forcoftë për namaz dhe me namaz!

Pasi veç e dini, siç jeni shprehur, rëndësinë dhe obligueshmërinë e faljes së namazeve në kohët e tyre, atëherë po i qasem drejtpërdrejt pyetjes suaj. Ju nuk keni problem tani për tani me kohën e ikindisë, pasi atë namaz mund ta falni pasi ta kryeni orarin e punës. Namazi i ikindisë qenka problem për ju gjatë periudhës së dimrit e që në atë rast mund të thuhet se është problem edhe namazi i akshamit, pasi edhe para orës 18:00 gjatë dhjetorit hyn koha e jacisë.

Problem i vazhdueshëm për ju qenka namazi i drekës në të gjitha stinët e vitit.

Motër muslimane, nga të gjitha detyrat e një punëtori që kam dëgjuar deri më sot, nuk kam gjetur vështirësi që një punëtor t’i gjejë pesë minuta për ta falur bile farzin e drekës prej katër rekatesh. Vështirësi ka shumë që gjejnë e sidomos kur përballen me ndonjë shef, udhëheqës pune etj. të pandërgjegjshëm. Mirëpo punëtori i zellshëm për një kohë të shkurtër e arsyeton veten që t’i falen disa minuta për nevojat e tij ditore, ku ai me komoditet mund ta falë namazin.

Vendi ku ju punoni, duke u bazuar në informatat e shumë punëtorëve që punojnë aty, lirshëm mund t’i kryeni namazet ditore. Madje shumica e shefave janë shumë të mirëkuptueshëm, kur binden se punëtori i tyre ka bindje fetare, për një veprim siç është namazi. Andaj kam frikë se, ju motër, turpëroheni apo hezitoni ta shfaqni identitetin tuaj fetar dhe përfilljen e normave islame.

Nëse të gjitha arsyet për ta falë namazin e drekës në kohën e vet janë shtjerrë dhe vërtet nuk ka asnjë mundësi (e këtë vlerësojeni ju dhe arsyetojeni para Allahut e jo para njerëzve), atëherë kur të ktheheni në shtëpi, faleni farzin e drekës së pari dhe fill pas drekës faleni ikindinë.

Allahu e di më së miri!

Hoxhë: Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit