Bashkësia Islame e Kosovës, sot ka marrë veendim që të supsendojë nga puna imamin e Prizrenit, hoxhë Irfan Salihu.
Ky reagim i BIK-ut ka ardhur pas deklaratës së hoxhës në lidhje me deklaratat e tij të fundit në një ligjeratë ku ka thënë se “në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”.
Lexoni të plotë njoftimin e BIK-ut:
Sot, Myftiu, Naim ef. Tërnava, në bazë të nenit 47.1. mbështetur edhe me nenin 45.1 dhe 45.3 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, nxori këtë Aktvendim me të cilin e suspendon nga puna, Irfan Hasan SALIHUN, imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Suzi Qelebiu” Në Prizreni
Gjithashtu, ndaj të lartpërmendurit është iniciuar edhe masa për Komision Disiplinor, që pritet të mblidhet sapo lënda të kompletohet.