3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kosova me shkallën më të lartë të vdekshmërisë së foshnjave

Më të lexuarat

Kosova vazhdon të jetë ndër shtetet me shkallë të lartë të vdekshmërisë së foshnjave në Evropë. Ajo radhitet menjëherë pas Kirgistanit, ku shkalla e vdekshmërisë perinatale është 24. 4 për qind, kurse në Kosovë është 14.4 për qind, shkruan sot Koha Ditore. Me shkallën më të ulët të vdekshmërisë llogaritet të jetë Finlanda, me 2.63 për qind.

Këto të dhëna, të bazuara në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë dalë në një tryezë të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë nëpërmjet fondeve të Qeverisë së Austrisë, të mërkurën. Vdekshmëria kaq e lartë e foshnjave në Kosovë është vlerësuar shqetësuese edhe nga ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Ai ka thënë se vdekshmëria e foshnjave në Kosovë mbetet një nga problemet më serioze në shëndetësinë e Kosovës, me gjithë faktin se indikatorët flasin për rënie të vdekshmërisë perinatale në 17 promilë (17 foshnja në një mijë).

“Vdekshmëria e foshnjave në Kosovë është një indikator që tregon se Kosova ende është në mesin e vendeve të cilësuara me vdekshmëri të lartë, prandaj duke pasur parasysh faktin se MSH-ja ka arritur të krijojë dokumente të mira për këtë problematikë, siç është strategjia përkatëse, duhet të shfrytëzohen parakushtet që ekzistojnë që ky problem të tejkalohet”, ka thënë ministri, sipas të cilit zvogëlimi i vdekshmërisë perinatale është evident, por duhet të vazhdojmë në mënyrë shumë aktive dhe në mënyrë të koordinuar në të gjitha nivelet që t’i mbërrihen standardet që në këtë fushë i kanë vendet evropiane, pasi që është evidente se rezultatet nuk i kemi në pajtim me pritjet”, theksoi ministri Agani. Ministri ka tërhequr vërejtjen se aspekti i vdekshmërisë së foshnjave paraqet një indikator me të cilin matet suksesi i kosovarëve si shoqëri dhe ulja e mëtejme e vdekshmërisë dhe se është detyrë shtetërore dhe e rëndësisë së veçantë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit