Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar të enjten me një minutë heshtje me rastin e vdekjes së deputetit të Listës “Srpska”, Velimir Rakiq.
63 vjeçari nga fshati Soçanicë, ka humbur jetën të mërkurën rreth orës 20:00 në një aksident që ka ndodhur në Leposaviq.
Ai është transferuar menjëherë në spitalin e veriut të Mitrovicës, me ç’rast mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. /Telegrafi/