-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ende s’ka marrëveshje me Iranin

Më të lexuarat

Diplomatët amerikanë dhe ata britanikë, të cilët po marrin pjesë në bisedimet me Iranin, në Lozanë të Zvicrës, kanë hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se është arritur marrëveshje me Teheranin rreth programit të saj bërthamor.
Lavrov, të mërkurën në mëngjes, duke folur rreth bisedimeve të përfaqësuesve të gjashtë fuqive bërthamore me shefin e diplomacisë iraniane, Javad Zarif, ka thënë se është arritur pajtimi për një draft marrëveshje në të gjitha pikat. Ai ka thënë se një marrëveshje finale është shumë e mundshme, porse sipas tij, ekspertët janë ata që do të merren me detajet e saj.
Edhe kryediplomati iranian, Zarif, iu ka thënë gazetarëve se ka “progres të mirë” në këto bisedime, dhe se ai shpreson për një “përfundim” drejt një marrëveshje politike, që pritet të arrihet më vonë gjatë ditës.
Megjithatë, diplomatët amerikanë dhe ata britanikë, kanë thënë se lajmi për arritjen e marrëveshjes me Iranin, rreth pasurimit me uranium dhe programit të tij bërthamor, nuk është i vërtetë.
“Bisedimet për çështje bërthamore në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore kanë rezultuar në kornizë të gjerë të mirëkuptimit, por ka ende shumë punë për tu bërë”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, Philip Hammond, i cili është pjesëmarrës në këto bisedime.
“Ka ende disa çështje të rëndësishme që duhet të trajtohen. Disa prej tyre janë shumë të detajizuara dhe teknike, prandaj ka ende shumë punë për tu bërë, por ne jemi duke u marrë me to dhe do të vazhdojmë tutje”, ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik, Hammond. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit