2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Të rinjtë e Kosovës masin inteligjencën

Më të lexuarat

260 nxënës të klasave të 9-ta nga 25 qytete të Kosovës, do të masin sot inteligjencën e tyre në një garë që është organizuar në gjimnazin “Hasan Nahi” në Prishtinë.
 
Gara e inteligjencës “Eureka” e cila sot ka mbajtur etapën e fundit do të nxjerrë si më inteligjent 15 nxënës dhe do t’i shpërblejë ata.
 
Ky organizim i cili po bëhet për herë të dytë ka nxjerrë konkluzione se fëmijët e Kosovës kanë kapacitet shumë të madh dhe të lartë. Kjo, është matur përmes disa analizave dhe studimeve që janë bërë me pjesëmarrësit në këtë garë, e që në numër kanë qenë 2 mijë.
 
Gara është organizuar nga Fondacioni Atmosfera-Gjimnazi “Hasan Nahi” dhe është miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.
 
Por këta inteligjentë drejtori i gjimnazit “Hasan Nahi”, Gazmend Aga, thotë se nuk kanë arritur ta përdorin potencialin e tyre ashtu siç duhet.
 
Aga tha për KosovaPress se për të arritur vlerën reale të arsimit, nxënëseve i duhet të punojnë më shumë. Por, sa i përket finalistëve ai tha se janë në një nivel të kënaqshëm.
 
“Sot është një emocion i veçantë, bëhet fjalë për etapën finalen të garës “Eureka 2”, e cila organizohet për të dytën herë radhazi nga Gjimnazi “Hasan Nahi”, mendojmë që është sjellë një sinergji dhe tërheqje e vëmendjes për të gjithë nxënësit e klasave të nënta nga të gjitha Kosova. Janë dyzetë pyetje të përgatitura nga një staf cilësor me përvojë ndërkombëtare dhe kemi shpresuar dhe synimi ynë është të rikthejmë vëmendjen tek nxënësit për arsimin dhe kulturën. Dua të them se jemi të surprizuar nga interesimi i jashtëzakonshëm i nxënësve, të cilët me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe drejtorive arsimore të qyteteve ka pasur mbi 2000 pjesëmarrës dhe këta që janë këtu sot, janë të gjithë finalist, janë të gjithë fitimtarë, nuk ka të humbur. 15 prej tyre do të marrin çmime që fillojnë nga loptopi deri në shuma parash”, tha Aga.
 
Për inteligjentet, testi që ka përgatitur gjimnazi nuk është edhe aq i vështirë.
 
Njëri nga pjesëmarrësit në këtë garë Art Hoxha, nga Gjakova, pret që të dalë fitues në këtë garë.
 
“Falënderoj gjimnazin Hasan Nahi për mundësinë që na ka dhënë për këtë test të inteligjencës. Testi aq sa është i vështirë, aq është edhe i kënaqshëm dhe i bukur, mua nuk po më duket edhe aq i vështirë. Nuk e kam pasur vështirë, kam pasur rezultate të mira në fazën e parë, ku rezultova me vendin e 23 në Kosovë”, tha Hoxha.
 
Edhe Donika Salihu, nxënëse e klasës së nëntë nga një shkollë e Ferizajt, falënderoj këtë gjimnaz për mundësin që ua ka dhënë për të sfiduar inteligjencën e tyre, edhe pse pyetjet i duken mjaftë të thjeshta.
 
“Kam ardhur këtu sepse e kam kaluar etapën e parë dhe tash jam finaliste…kemi qenë 2000 veta në etapën e parë dhe 260 jemi finalistë dhe unë jam njëra prej tyre. Pyetjet qenkan shumë interesante, shumë të thjeshta”, tha Salihu.
 
Fituesit e garës së sotme do të marrin rezultatet në një ceremoni që do të mbahet në orën 16:00. Gara do të nxjerrë 15 fitues. Çmimi i parë do të fitoj një laptop dhe do të vazhdohet me çmimet e tjera ku do të ketë edhe shuma parash. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit