1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Erdogan: Ekonomia islame është çelësi për daljen nga kriza

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një fjalim në video-konferencën e mbajtur në “Konferencën e 12-të Ndërkombëtare për Ekonominë dhe Financën Islame” tha se “Ekonomia islame është çelësi për daljen nga kriza”.

Erdogan tha se “Pavarësisht se kjo pandemi është më shumë për shëndetin, me rezultatet e saj ajo ndikon pothuajse në çdo fushë të jetës tonë”.
“Pandemia është shfaqur në një mënyrë të dhimbshme në këtë proces ku vetëm pasuria materiale nuk ka mjaftuar të sigurojë drejtësinë dhe barazinë sociale. Falënderojmë Allahun që si Turqi ndodhemi në mesin e vendeve që e kanë kapërcyer me më pak dëme këtë periudhë pandemie”, tha Erdogan.

– “Kemi dhënë ndihmë shëndetësore për 125 vende të botës”
Pasi vuri në dukje se asnjë njeri nuk është lënë pa mbështetje pavarësisht nga situata e të ardhurave, Erdogan tha se “Në këtë proces kemi vërejtur se edhe vendet me mirëqenie ekonomike kanë pasur vështirësi madje edhe në sigurimin e maskave për qytetarët e tyre. Ne krahas asaj që jemi përballur me nevojat për popullin tonë kemi dhënë ndihmë shëndetësore për 125 vende të botës”.

Erdogan theksoi se gjatë kësaj janë arritur edhe rritje pozitive në shifrat e punësimit. “Shifrat e rritjes me 4.5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020 kanë treguar se Turqia jo vetëm në shëndetësi por edhe në ekonomi ka treguar trend pozitiv nga vendet tjera. Bashkë me vendosjen në zbatim të kalendarit të normalizimit ka filluar të gjallërohet sërish edhe prodhimi, tregtia dhe turizmi”, tha ai.

“Ne nuk marrim parasysh vlerësimet e bëra nga agjencitë e vlerësimit të kredive që kanë humbur objektivitetin dhe besueshmërinë e tyre”, potencoi Erdogan.

– “Ekonomia islame është çelësi për daljen nga kriza”
“Ekonomia islame është çelësi për daljen nga kriza”, theksoi presidenti Erdogan i cili shtoi se “Financimi i tepërt ka krijuar një model ekonomik obez që vepron vetëm me të ardhura të përnjëhershme ku nuk merren parasysh kostot shoqërore dhe humanitare”.
Gjithashtu në fjalën e tij presidenti Erdogan tha se “Ne Stambollin i cili ndodhet në kryqëzimin e kontinenteve dhe kulturave, synojmë ta bëjmë edhe qendër të financës dhe ekonimisë isame”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit