7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Sprovimi në vështirësi dhe mirëqenie

Më të lexuarat

Sprovimi në vështirësi dhe mirëqenie

Kjo jetë është jetë e sprovimeve. Njeriu duhet të japë provën e tij para se të kalojë në botën tjetër. Kjo botë nuk është banesa e përhershme. Prej saj shumë shpejt do të largohet e do të zhvendoset në botën tjetër. Allahu i sprovon robërit e Tij që të dallojë të mirin prej të keqit, se kush është besimtar e kush mosbesimtar, kush i bindet Atij e kush jo, se kush është durimtar e kush jo etj. Allahu thotë: “Çdo gjë që gjendet në Tokë, Ne e kemi bërë stoli për të, për të provuar se kush prej tyre punon më mirë. Dhe, Ne do ta bëjmë të shkretë gjithçka, që gjendet në të.” Surja Kehf 7-8. Këtu tregohet realiteti i kësaj bote. Çdo gjë mbi këtë tokë, si: ushqim, pije, rroba, pallate, banesa, lumenj, pemë, drunj, kodra, male dhe çdo gjë tjetër, Allahu na tregon se i ka krijuar që të jenë stoli e zbukurim për tokën. Pse? “…për të provuar se kush prej tyre punon më mirë.”

Jeta e kësaj bote me të gjitha bukuritë, kënaqësitë e mrekullitë, është banesa në të cilën njeriu sprovohet (siç thamë të dallohet i miri nga i keqi etj.). Jeta e kësaj bote qenka sprovë, dhe disa do të fitojnë e do ta kalojnë këtë provim, e ata janë ata të cilët kanë bërë vepra të mira gjatë jetës së tyre. Fudejl ibn Ijadi rreth kuptimit të këtij ajeti “…për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë”, surja Mulk 2, ka thënë: “Puna më e mirë është ajo që është më e sinqerta dhe më e sakta.” “Çfarë do të thotë kjo?”- e kanë pyetur dhe ka thënë: “Vepra e cila është e sinqertë, por jo e saktë, nuk pranohet tek Allahu. Nëse është e saktë, por jo e sinqertë, edhe kjo nuk pranohet, derisa të bëhet sinqerisht (për Allahun) dhe në formën e saktë. Vepër e sinqertë është ajo që bëhet vetëm për Allahun (larg syefaqësisë), kurse e saktë është ajo që bëhet sipas sunetit profetik.”

Allahu i sprovon njerëzit me dy lloje të sprovave: me mirëqenie (mirësi) dhe me vështirësi (fatkeqësi, sëmundje etj.). Allahu thotë: “Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.” Enbija 35. Besimtari i mirë në të dy këto lloje sprovash e ka përfundimin e mirë e të lumtur, ai përfiton prej të dy gjendjeve. Ai e di se çdo mirësi është prej Allahut, andaj e lavdëron dhe falënderon dhe është mirënjohës ndaj Tij, kështu fiton shpërblimin e falënderuesve. Ndërsa, nëse goditet me ndonjë gjë që e dëmton, e pikëllon e që i shkakton dhimbje, ai e di se kjo ka ndodhur me lejen e vullnetin e Allahut, andaj i dorëzohet kaderit të Tij dhe tregohet i durueshëm, kështu fiton shpërblimin e durimtarëve.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit