.Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë një sqarim për qytetarët që do të kthehen në Kosovë.
Qendra Kombëtarë për Menaxhim Kufitar bën të ditur se të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë të kryer testin për COVID-10, jo më të vjetër se 4 ditë nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, QKMK thekson se në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për 7 ditë.
Ndërsa, ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të COVID-19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.
“Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje qëndrim dhe kontratë qiraje, si dhe dëshmi të tjera të pranueshme). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në #RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër Republikën e Kosovës përjashtohen nga këto rregulla.
https://www.facebook.com/MPBQKMK/posts/1554201068077666