Dhuna është duke u zgjeruar në SHBA gjatë natës së pestë me radhë, ku po mbahen protesta pas vrasjes së George Flyod. Zjarr i madh është ndezur shumë afër Shtëpisë së Bardhë, duke brohoritur poshtë sistemi në Filadelfia.
Si pasojë është arrestuar e bija e kryetarit të Nju Jorkut, kurse sulmet ndaj gazetarëve kanë vazhduar. Protestat aktualisht janë duke u zhvilluar në 140 qytetarë në mbarë SHBA-të.
Autoritetet në Washington kanë vënë orën policore, pasi që një numër i forcave policore as pas shumë orëve ballafaqim nuk kanë arritur të ndalin pjesëmarrësit në protesta, që ishin mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë.
Disa zjarre janë ndezur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, gazi lotsjellës nuk ka dekurajuar as për edhe një moment protestuesit që nuk e kishin ndërmend të shpërndahen. Aplikimi i orës policore as që është respektuar, sepse protestuesit kanë vazhduar të ndezin zjarre rreth Shtëpisë së Bardhë.
Siç raporton New York Times, në 140 qytete janë duke u mbajtur protesta në mbarë SHBA, e deri më tani policia ka arrestuar mbi 4 mijë qytetarë. Situatë më dramatike ka qenë në Filadelfia, ku demonstruesit janë përleshur me policinë, ku shumë qytetarë kanë plaçkitur dhe thyer lokale të ndryshme afariste.
Ngjarjet në këtë qytet në plan të parë kanë shkaktuar ndarje të mëdha tek autoritetet, zyrtarë lokalë pjesën më të madhe të natës e kanë kaluar duke akuzuar njëri-tjetrin, se demonstratat i kanë gjetur ata të papërgatitur.
E gjatë përleshjeve nga armët e zjarrit janë plagosur të paktën 13 persona përfshirë edhe djaloshin 12-vjeç, i cili është goditur me dy plumba në dorë. Deri në orët e vona, policia ka arrestuar të paktën 300 persona, ku 66 prej tyre për plaçkitje dhe katër tjerë për sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Në Minneapolis ku edhe filluan protestat që më vonë u përhapën në mbarë SHBA-të, për shkak të shkeljes dhe mosrespektimit të orës policore janë arrestuar 150 persona.
E gjatë protestave, mbi masën është vërsulur një kamion ku shoferi menjëherë është arrestuar, kurse policia ka njoftuar se “ai mund të mos e ketë ditur rrugën që ishte bllokuar nga demonstruesit.
Në Boston protestuesit ua kanë vënë zjarrin disa veturave të policisë, kurse në Nju Jork policia arrestoi Ciara de Blasio, vajzën e qytetit më të madh në SHBA. Ajo dhe qindra tjerë kishin refuzuar të largohen nga rrugët, kur u urdhëruan nga policisë, shkruan New York Post.
Gjithashtu në Nju Jork, policia ka sulmuar gazetarët e Wall Street Journal e në Alabama, demonstruesit kanë shkatërruar bustin kushtuar Konfederatës. Protesta të ashpra ka pasur edhe në Detroit, San Diego dhe Portland.