2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Trump iu drejtohet governatorëve: Hapini shtëpitë e adhurimi “menjëherë”

Më të lexuarat

“Disa guvernatorë i kanë konsideruar si thelbësore dyqanet e pijeve dhe klinikat e abortit, por kanë injoruar kishat dhe shtëpitë e tjera të adhurimit. Kjo nuk është e drejtë”, tha Trump

Washington

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se do t’i përcaktojë shtëpitë e adhurimit si “thelbësore”, duke u bërë thirrje guvernatorëve të shtetit që të lejojnë hapjen e tyre “menjëherë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump u tha përfaqësuesve të mediave se po i përcakton shtëpitë e adhurimi ata si “vende thelbësore që ofrojnë shërbime thelbësore”.

“Disa guvernatorë i kanë konsideruar si thelbësore dyqanet e pijeve dhe klinikat e abortit, por kanë injoruar kishat dhe shtëpitë e tjera të adhurimit. Kjo nuk është e drejtë”, tha ai, duke shtuar se “po e korrigjoj këtë padrejtësi dhe po i përcaktoj thelbësore shtëpitë e adhurimit”.

Ndikimi i njoftimit të Trump-it nuk është i qartë menjëherë, pasi guvernatorët e shtetit janë ata që kanë autoritetin të shpallin ligje në lidhje me krizat shëndetësore.

“Njerëzit po kërkojnë të shkojnë në kishën e tyre dhe sinagogat, të shkojnë në xhaminë e tyre”, tha Trump.

“Guvernatorët duhet të bëjnë gjënë e duhur dhe të lejojnë që këto vende thelbësore shumë të rëndësishme të besimit të hapen tani për këtë fundjavë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, unë do të tejkaloj guvernatorët”, shtoi ai.

Trump vazhdimisht ka kërcënuar se do të ndalojë fondet federale për shtetet që i janë qasur me kujdes rihapjes dhe është e paqartë se cila është mënyra tjetër që ai mund t’i detyrojë guvernatorët të veprojnë sipas kërkesës së tij.

Shumica e guvernatorëve kanë zgjedhur të mbyllin shtëpitë e adhurimit nga shqetësimi se ato do të mund të ishin një vatër e përhapjes së virusit me njerëzit e vendosur në hapësira të brendshme dhe në afërsi. Por Trump tha se “pastorët, rabitë, imamët dhe udhëheqësit e tjerë fetarë do të sigurohen që tubimet e tyre të jenë të sigurta përderisa ata mblidhen dhe luten”.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan më 19 mars se dy persona që shfaqën simptoma të COVID-19, infektuan 35 nga 92 persona kur ndoqën shërbime në një kishë në Arkansas. Në mesin e këtij grupi, 3 persona ndërruan jetë.

Numri i të infektuarve nga ky rast nuk u ndal vetëm në kishë. Autoriteti shëndetësor tha se të paktën 26 njerëz të tjerë ishin të infektuar dhe një person tjetër vdiq nga përhapja e sëmundjes në komunitet, e shkaktuar nga njerëzit që ishin infektuar në kishë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit