Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të mos ketë organizim të faljes së namazit të Fitër-Bajramit në xhamitë e vendit e as në hapësira të tjera publike.
Në vendimin e BIK-ut thuhet se nuk do të organizohet as pritje në selinë e këtij institucioni fetar, e as në selitë e këshillave lokalë.
Bashkësia Islame ka bërë thirrje që të mos ketë vizita te njëri-tjetri gjatë ditëve të Fitër-Bajramit, me qëllim që të ruhet shëndeti.
Njoftim për opinion
Fitër – Bajramit të dielën më 24 maj 2020
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinion e gjerë se dita e parë e Fitër – Bajramit është të dielën më 24 maj 2020, mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.
Në kohën e Fitër – Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por e ritheksojmë se nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit.
Po ashtu njoftojmë opinionin se për shkak të Pandemisë, Myftiu Naim ef. Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit .
Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë fton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia.
Gëzuar -Festën e Fitër Bajramit, shëndet e mbarësi