3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Në Kosovë nuk do të hapen xhamitë gjatë Muajit të Ramazanit

Më të lexuarat

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka njoftuar se xhamitë në Kosovë nuk do të hapen as në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai në një konferencë për media bashkë me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se akoma nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive, duke marrë parasysh se rastet me Covid-19 janë shtuar ditëve të fundit.

“Bashkësia Islame e Kosovës e kishte mbledhjen e radhës ku u diskutua rreth mundësive dhe hapat e mëtutjeshëm në hapjen e xhamive tona, në veçanti gjatë këtyre ditëve të fundit të muajit të Ramazanit. Pas një diskutimi dhe një konsultimi edhe me ministrin Arben Vitia rezultoi se përhapja e virusit në veçanti në 4-5 ditët e fundit e ka rënduar situatën, prandaj edhe nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme që këto ditë të kemi mundësi të hapim xhamitë tona, shtëpitë e Zotit ku ne do të kishim kryer ibadetet dhe adhurimet tona karshi krijuesit absolut të kësaj gjithësie”.

Ai ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë qytetarët për këtë vendim të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Dëshiroj që të më kuptoni edhe mua si myfti, dhe Kryesinë e BIK-ut siç e keni kuptuar deri tash, të bashkëpunoni me të dhe të respektoni të gjitha direktivat që vijnë nga Kryesia e BIK-ut në raport me ecuritë e mëtutjeshme, një mendim tejet pozitiv në luftën kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse e cila e ka kapluar globin. Vazhdoni me ibadetet dhe adhurimet tuaja, në veçanti në këto ditë që kanë mbetur nga ky muaj i shenjtë”.

Myftiu i Kosovës ka thënë se BIK-u nuk e kishte aspak të lehtë që ta merrte vendimin për pezullimin e xhamive, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Kemi qenë të detyruar ta marrim këtë hap me qëllimin e vetëm që ta ruajmë shëndetin e të gjithë neve që jetojmë në këtë nënqiell ku i madhi Zot xheleshanahu na ka krijuar. Tash kur jemi në përfundim të muajit të shenjtë të bekuar të Ramazanit dëshiroj t’iu informoj se BIK ka qenë në vazhdimësi në kontakt në koordinimin e punëve edhe me Ministrinë e Shëndetësisë”.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për mirëkuptimin e vazhdueshëm që kanë pasë për të gjitha rekomandimet, vendimet, sugjerimet dhe këshillat që kanë ardhë nga të gjitha institucionet e vendit.

Ndryshe, Besimtarët mysliman në Maqedoninë e Veriut, pas pothuajse dy muajve, më 12 maj u rikthyer kryerjes së obligimeve fetare kolektive nëpër xhami, pasi Bashkësia Fetare Islame, ka rihapur sot dyert e xhamive për besimtarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit