Duke folur në një konferencë për shtyp përpara mbledhjes së kabinetit, Shtayyeh tha se Lugina e Jordanit, të cilën Izraeli planifikon ta aneksojë, përbën 28 për qind të Bregut Perëndimor
Ramallah
Duke folur në një konferencë për shtyp përpara mbledhjes së kabinetit, Shtayyeh tha se Lugina e Jordanit, të cilën Izraeli planifikon ta aneksojë, përbën 28 për qind të Bregut Perëndimor.
“Lugina e Jordanit konsiderohet një “shportë perimesh” për Palestinën dhe pikën tonë lidhëse me Jordaninë dhe botën”, tha ai.
Ai tha se një pozicion i fortë nga bota arabe, Afrika dhe Evropa “do të ishte e mjaftueshme për të frenuar Izraelin”.
Izraeli pritet të kryejë aneksimin më 1 korrik, siç u dakordua midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe kreut të partisë Kaltër dhe Bardhë, Benny Gantz.
Zyrtarët palestinezë kanë kërcënuar të shfuqizojnë marrëveshjet bilaterale me Izraelin nëse ajo shkon përpara me planet e aneksimit, të cilat do të dëmtojnë zgjidhjen me dy shtete.
Plani i ashtuquajtur “marrëveshja e shekullit” i presidentit amerikan Donald Trump u njoftua më 28 janar. I referohet Kudsit si “kryeqyteti i pandarë i Izraelit” dhe njeh sovranitetin e Izraelit mbi pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.
Plani përcakton krijimin e një shteti palestinez në formën e një arkipelagu të lidhur me ura dhe tunele.
Zyrtarët palestinezë thonë se sipas planit amerikan, Izraeli do të aneksojë 30-40 për qind të Bregut Perëndimor, përfshirë të gjithë Kudsin Lindor.