3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Më 12 maj rikthehen faljet në xhami, në mënyrë shtesë do të vendoset për maskat dhe distancën fizike (VIDEO)

Më të lexuarat

Rasti i liturgjisë në Strugë ku u grumbulluan qindra besimtarë ortodoksë, i nxiti besimtarët myslimanë të kërkojnë kthimin e faljes së namazeve në xhami, përfshirë këtu edhe politikanët.

Këtyre thirrjeve iu përgjigj kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reisi Sulejman Rexhepi. Ai ka njoftuar se nga 12 maji, namazet do të falen në xhami. Nuk ka sqaruar se cilat vakte dhe në çfarë forme do të realizohet falja.

Reisi Sulejman Rexhepi, Reis, BFI:
“Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmirësimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid 19, duke vlerësuar kërkesat e 13 myftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të Kishës Ortodokse Maqedonase që ka nxitur besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07 maj, 2020 solli vendimin që nga data 12 maj 2020, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive. Vendimi hyn në fuqi nga data e sjelljes së tij”.

Se a do të vlejnë masat mbrojtëse gjatë faljes së namazeve, për këtë me BFI-në dhe Komisionin për Sëmundje Ngjitëse do të realizojë koordinime zëvendëskryeministri Bujar Osmani, deklaroi vetë Osmani për TV21.

“Kam qenë gjatë gjithë ditës dje në komunikim me BFI-në, para dhe pas vendimit te tyre. Këtë sot në mëngjes e kam diskutuar me Komisionin për Sëmundje Infektive të cilët do ta shqyrtojnë vendimin. Do të vazhdojmë koordinimin me BFI edhe gjatë ditës për masat mbrojtese që duhet të merren”, tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përsëriti se masa për grumbullim të më shumë se dy personave në një vend, ende është në fuqi.

“Dua të përsëris, se ende është në fuqi ndalesa për grumbullim në një vend të më shumë se dy persona. Apeloj te shoqëritë fetare dhe të tjerët të parandalojnë tubime dhe grumbullim të përkrahësve të tyre derisa këto masa janë në fuqi”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, qytetarët e shohin të drejtë kthimin e namazeve në xhami. Sipas atyre që i anketoi TV 21, nuk ka pasur nevojë të pezullohen faljet aspak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit