Edhe përskaj masave Qeveritare për parandalim të virusit korona, ku ndalohet grupimi i qytetarëve si dhe obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse, sot në Strugë në mënyrë tradicionale u zhvillua liturgji fetare në të cilën u mblodhën qindra besimtarë, prej të cilëve një pjesë e madhe nuk respektuan masat kundër përhapjes së virusit Korona.
Bëhet fjalë për një ngjarje fetare gjatë së cilës shihet se si një pjesë e madhe e personave të pranishëm nuk kishin maska mbrojtëse ndërsa nuk mbanin as distancë me njëri tjetrin.