10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Trump: Gati të hapim vendin, ekonomia më nuk pret

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nisur përpjekjen e tij për të rihapur vendin, duke thënë se amerikanët duhet të fillojnë të kthehen në jetën e tyre të përditshme, edhe nëse kjo çon në më shumë infektime dhe vdekje nga pandemia.

Duke folur në Phoenix gjatë udhëtimit të tij të parë jashtë Washingtonit në më shumë se një muaj, ai tha se po përgatitet për “fazën e dytë” të përgjigjes së SHBA-së ndaj Coronavirusit.

Sipas tij, kjo do të përfshijë mbledhjen në Shtëpinë e Bardhë të grupeve të punës së ekspertëve të shëndetit publik, përfshirë Anthony Fauci dhe Deborah Birx.

Trump pranoi se rihapja e ekonomisë ka të ngjarë të çojë në më shumë infektime, por disi jeta duhet t’i rikthehet ritmit të mëparshëm.

“Amerikanët duhet të fillojnë të rikthehen normalitetit në jetët e tyre edhe nëse kjo çon në më shumë të infektuar dhe vdekje nga si shkak i pandemisë. A do të infektohen më shumë njerëz? Po. A do të kemi më shumë të vdekur? Po. Por ne duhet ta hapim vendin tonë dhe duhet ta bëjmë këtë sa më shpejt”, tha Trump.

Në vizitën e tij në një fabrikë Feniks Honeywell International që prodhon maska ​​mjekësore, Trump theksoi se dëmi ekonomik i vendit është bërë shumë i thellë për të duruar akoma një mbyllje të zgjatur.

Trump ka inkurajuar shtetet të lehtësojnë masat për distancimin shoqëror dhe të lejojnë bizneset të rihapen, megjithëse ai paralajmëroi se kjo duhet të bëhet “në mënyrë të sigurt”.

Ai gjithashtu hodhi poshtë parashikimet për skenarët më të rëndë të asaj që mund të ndodhë nëse vendi heq urdhrat e një mbyllje shumë shpejt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit