-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arrestohet kirurgu për marrje ryshfeti dhe vepra të tjera penale

Më të lexuarat

Kryeshefi i Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin e Ferizajt, Imri Vishi, është arrestuar të mërkurën në vendin e tij të punës, nën dyshimin se ka kryer katër vepra penale që lidhen me marrje ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe posedim të paautorizuar të armëve, shkruan sot Koha Ditore.
 
Vishi ishte hetuar për një kohë të gjatë nga policia përmes masave të fshehta pasi që për të ekzistonin dyshime se po kërkonte dhe merrte ryshfet nga pacientët.
 
Policia në mëngjesin e së mërkurës kishte kryer edhe kontrolle në spitalin e Ferizajt prej ku kishte marrë kompjuterin e kirurgut 48-vjeçar. Më pas kishte bastisur edhe shtëpinë e tij duke sekuestruar në cilësi të provave: dy revole me gaz, një granatë dore, 12 mijë e 100 euro si dhe dokumentacion e pajisje elektronike.
 
Rasim Maloku, kryeprokuror i Prokurorisë së Ferizajt, dhe njëherësh prokuror i këtij rasti ka bërë të ditur se arrestimi i kirurgut Vishi vjen si rezultat i hetimeve paraprake që kanë nisur kohë më parë përmes masave të fshehta.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit