-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përplasja e Germanwings: Njëri nga pilotët mundohej të hynte me forcë në kabinë pasi i kishin mbyllur derën nga brenda

Më të lexuarat

Njërit nga pilotët e aeroplanit gjerman të Germanwings, i cili u rrëzua në Alpet franceze i ishte mbyllur dera e kabinës, u tha mbrëmë në një shkrim të New York Times.

Duke u thirrur në një burim brenda ekipit hetimor francez, The New York Times pohon se regjistruesi i zërit brenda kabinës së pilotëve ka zbuluar se një pilot po mundohej të kthehej në kabinë me të gjitha forcat, transmeton nga The New York Times, gazeta britanike The Telegraph.

“Personi jashtë kabinës troket fuqishëm në derë por asnjëherë nuk përgjigjet askush”, i ka thënë një hetues gazetës.

“Pastaj, të goditurat në derë ashpërsohen, por prapë s’ka përgjigje”, ka thënë ai duke shtuar se sipas regjistrimeve të zërit ai dëshpërimisht mundohet të hyjë në kabinë aq sa duket që do ta rrëzojë derën.
Ish-marshalli i forcave ajrore amerikane, Daniel Joineri ka thënë CNN’it se mendon që dera e kabinës është mbyllur nga brenda, ndërsa ka shtuar se dyert e aeroplanit mbyllen fort duke e bërë të pamundur hapjen me forcë, të tyre.

Ende nuk është dhënë ndonjë informacion zyrtar se pse bashkë-piloti e kishte të pamundur të kthehej në kabinë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit