Shtatë pasagjerë të një minibusi u dogjën të gjallë kur një kamion cisternë, që transportonte karburant për llogari të NATO-s, u përmbys dhe mori flakë në jug të Afganistanit, deklaroi policia lokale.
Sipas dëshmitarëve të distriktit të Panjwayit, në provincën Kandahar, bastion i talebanëve, rebelët sulmuan me raketë kamionin cisternë.
“Kamioni mori flakë në kohën që pranë tij po kalonte minibusi”, tha Sardar Mohamad, shefi lokal i sigurisë.
”Kjo solli që minibusi të përfshihej plotësisht nga flakët që shpërthyen në kamionin cisternë”, shtoi ai.
”Ka shtatë të vdekur dhe tre të plagosur”, tha Mohamad./TRT/kohaislame