3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Baza ekonomike e miliarda njerëzve në rrezik nga pandemia e COVID-19

Më të lexuarat

Për shkak të masave drastike kundër përhapjes së virusit të COVID-19, ekonomia botërore ka shënuar humbje të mëdha dhe pothuajse gjysma e të punësuarve rrezikojnë të humbin vendin e punës.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) theksoi në një raport të fundit se situata ekonomike dhe ajo e punësimit në të gjitha rajonet e botës po përkeqësohet si rezultat i krizës së Coronavirusit.

Deri tani më të prekur janë të punësuarit në sektorin informal që punojnë pa kontrata pune.

Sipas ILO-së, në të gjithë botën ka rreth 3.3 miliardë të punësuar. Dhe për shkak të pandemisë, thuajse një ndër dy syresh mund të humbasin vendin e punës dhe me këtë edhe bazën e tyre të jetesës.

Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, ILO pret që të humbasin vendin e punës me kohë të plotë rreth 305 milionë të punësuar. Veçanërisht të prekur do të jenë rreth 1.6 miliard vetë që punojnë pa kontrata pune ose në punë provizore.

“Për miliona punëtorë mungesa e punës do të thotë mungesë të ardhurash, ushqimi dhe sigurie”, thotë ILO.

Humbje të të ardhurave mes 60 për qind dhe 80 për qind

Edhe miliona kompani në mbarë botën mezi po arrijnë të mbijetojnë. Ato nuk kanë kursime ose mundësi për të marrë kredi. Së bashku me të vetëpunësuarit humbje të rënda pritet të kenë 436 milion ndërmarrje në të gjithë botën.

“Nëse nuk i ndihmojmë ato tani, ato thjesht do të falimentojnë tërërisht”, thuhet në raportin e ILO-së.

Po ashtu të ardhurat e të punësuarve në të gjithë botën kanë rënë mesatarisht me 60 përqind. Në Afrikë dhe Amerikën Latine madje edhe më shumë se 80 për qind.

“Ne duhet të kemi parasysh mjerimin dhe nevojat e njerëzve që qëndrojnë pas këtyre shifrave”, tha drejtori i ILO-së, Guy Ryder.

Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të fillojnë të ofrojnë programe për ndihma sociale dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të mbështesë vendet e varfëra. /Deutsche Welle/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit