-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Hetuesit francezë: Aeroplani ra pas një porosie të zakonshme

Më të lexuarat

Shefi i ekipit hetues Remi Jaune tha se porosia e fundit nga ania e aeroplanit ka qenë rutinë dhe se ai ka filluar të bjerë disa minuta më vonë
 
Ai ka konfirmuar se është gjetur njëra kuti e zezë nga aeroplani dhe se xhirimet nga ajo janë bartur por duhet disa ditë për rezultate preliminare ndërsa muaj për raport zyrtar.
 
Sipas tij porosia e fundit që është dërguar nga aeroplanit ka qenë e zakonshme dhe përmbante një udhëzim nga komanda e kontrollit.
 
“Asgjë nuk është dëgjuar më pas orës 10 e 30”, ka thënë Jaune.
 
Ai ka deklaruar se rrëzimi i aeroplanit ka filluar disa minuta pas kontaktit me zë nga kulla e kontrollit dhe kur në radarë aeroplani për herë të fundit është parë se gjendet në lartësi rreth 2 mijë metra mbi Alpe.
 
“Ne nuk i publikojmë emrat e pilotëve, por hetojmë biografitë e tyre”, ka thënë Jaune për mediat franceze.
 
Siç tha ai kushtet e motit nuk ishin të vështira si dhe po ashtu që është shumë i sigurt se aeroplani nuk ka eksploduar në ajër duke u bazuar në madhësitë e pjesëve të mbetura që janë gjendur në vendin e ngjarjes.
 
Jaune po ashtu tha se nuk ka asnjë informatë për supozimet se aeroplani do të asgjësohet qysh nga Barcelona.
 
Sipas të dhënave zyrtare aeroplani është dashur të fluturojë në orën 9 e 30 por kjo është bërë tek në orën 10.
 
Jaune po ashtu tha se nuk asnjë informatë me atë se çka është gjetur në pjesën e mallrave në aeroplan, pasi që ka pasur spekulime se aty është gjendur një sasi e madhe e baterive litium.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit