15.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

Muaji i shenjtë i Ramazanit, agjërimi mbetet obligim, lutje nga shtëpitë

Më të lexuarat

Besimtarët muslimanë do të mund ta dëgjojnë thirrjen për namaz, por në këtë muaj nuk do të mund të shkojnë në xhamitë për të bërë adhurimet e tyre. Muaji I Ramazanit i gjen në izolim besimtarët muslimanë në Maqedoninë e Veriut e kudo botë.

Çarshia e Vjetër në Shkup është simbol i gjallërisë dhe lëvizshmërisë gjatë muajit të Ramazani. Ndryshe prej herave tjera, tani është e zbrazët dhe reflekton një atmosferë të zbehur, një pamje që nuk jemi mësuar ta shohim më parë.

Kjo situatë e ka brengisur Burhan Arifin, praktikues i rregullt i riteve fetare. Por ai theksoi se do të shfrytëzojë këtë muaj për të bërë adhurimin në shtëpi dhe në këtë mënyrë të ruaj edhe shëndetin e tij dhe të njerëzve përreth.

“Në fakt neve na mungojnë shumë si besimtar, si musliman, neve i kemi të lidhura ibadetet me xhamitë. Normal, sikur që na kanë këshilluar hoxhallarët, ne do të bëjmë ibadet në shtëpi me familjet e tona. Definitivisht ka argumente që muslimanët e mëparshëm që kanë adhuruar Zotin e tyre dhe e kanë adhuruar në atë mënyrë të drejtëpërdrejtë me Zotin.”– tha Burhan Arifi, praktikues.

Izolimi për shkak të Covid 19, Isaku: Durimi, esencial për muajin e agjërimit.

Edhe në këto ditë të vështira agjërimi mbetet obligim i çdo besimtari që është i shëndoshë fizikisht e psikikisht, si dhe i gjithë atyre që nuk janë udhëtarë, thekson teologu Remzi Isaku. E gjithë toka është xhami për besimtarin, thotë një porosi e profetit Muahamed, andaj edhe izolimin nuk duhet të kuptojmë si diçka negative, por ta shfrytëzojmë për të përforcuar lidhjen me Zotin.

“Izolimi është dobi për besimtarët. Prej dobive që u bën besimtarëve është se njerëzit do të jenë më të përqëndruar në lidhje me Zotin e tyre, pasi që Ramazani është mejdani më i mirë për të garuar në shpëtimin e Zotit. Ne 11 muaj kemi garuar pas dynjasë, pas aktiviteteve të shumta prandaj ky lloj Ramazani me këtë natyrë më të mbyllur e lidh njeriun me Zotin, duke kërku falje, duke kërkuar pendim, duke madhëruar All-llahun, duke mësuar rregulla dhe njohuri rreth Islamit.”- tha Remzi Isaku, teolog.

E rëndësishme në këtë muaj është që njeriu të jetë i përgaditur edhe në aspektin psikologjik, vlerëson Isaku. Durimi është diçka esenciale në këtë muaj të agjërimit.

“Ajo që është shumë me rëndësi, besimtari duhet të ruaj mendjen, ta ruaj shpirtin para se të ruaj trupin, edhe pse obligimi i trupit është më i rëndësishëm. Prandaj durimi është kodi që bazohet në çdo adhurim. Çdo adhurim ndërtohet mbi durim dhe pa durim nuk mundet të jetë njeriu edhe besimtar.”– tha Isaku.

Nga xhamitë më mbarë vendin në këtë muaj të bekuar do të vazhdojë të dëgjohet Ezani dhe kandilat do të ndriçojnë me tërë bukurinë e tyre. Të gjitha myftinitë e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut do të organizojnë ligjërata të ndryshme fetare që do të transmetohen nga medit, kurse në çdo xhami për çdo ditë në kohën e drekës do të këndohet nga një mukabele./TVM2/

https://www.facebook.com/al.mrt.com.mk/videos/2995404987171659/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit